Paul Pogba ka dalë në mbrojtje të ish-bashkëlojtarit të tij te Manchester Unitedi, Zlatan Ibrahimovic, pas eksesit me Romelu Lukakun, duke thënë se sulmuesi suedez nuk është racist.
Derbi lokal mes Interit dhe Milanit nuk shkoi si është më së miri, pasi pati një përplasje të furishme midis sulmueve Lukaku dhe Ibrahimovic gjatë çerekfinales së Coppa Italia.
Gjyqtari ndëshkoi të dy lojtarët me nga një kartonë të verdhë në fund të pjesës së parë, ndërsa Ibrahimovic në fillim të pjesës së dytë e mori të dytin të verdhë, respektivisht të kuqin.
E gjithë përplasja mes dy sulmuesve thuhet se erdhi për shkaqe racore, me Ibrahimovicin që ofendoi Lukakun me nënë, ngjyrë dhe fe, ndërsa belgu nuk qëndroi gojëmbyllur duke ia kthyer me të njëjtën monedhë.
Megjithatë, Pogba, ish-bashkëlojtarë i të dy akterëve të lartcekur i ka dalë në mbrojtje Ibrahimovicit duke thënë se ai është njëri i fundit që mund të jetë racist.
“Zlatan … racist?. Ai më do shumë, prandaj është personi i fundit që do ta mendoja si racist! Mos bëni shaka me atë!”, ka shkruar Pogba në Twitter.
Zlatan… racist? 🤨 He loves me too much so he's the last person I'd think of as racist! Come on, don't joke with that one! 🤣
— Paul Pogba (@paulpogba) January 27, 2021
Ndryshe, në fund Interi fitoi ndeshjen 2-1 duke kaluar tutje në gjysmëfinale, ndërsa Lukaku shënoi golin e barazimit 1-1 nga penalltia.
Gjatë ditëve të ardhshme, federata italiane e futbollit pritet të marrë një vendim në lidhje me dënimet e mundshme të lojtarëve. /Telegrafi/