Telegrafi

Pochettino thekson dy gabimet që Chelsea i bëri ndaj West Hamit

Chelsea po zhvillonte një lojë të mirë ndaj West Ham United dhe shikonte rrugën për të kaluar në avantazh pasi Carney Chukwuemeka shënoi golin e barazimit.

Sidoqoftë, Blutë nuk arritën t’i kthejë rastet në gol dhe përfundoi duke e humbur ndeshjen 3-1 nga Hammers me dhjetë lojtarë.

Mauricio Pochettino shpjegoi se çfarë shkoi keq në një përmbledhje pas ndeshjes me Sky Sports.

Lexo po ashtu Chelsea mposhtet nga West Ham United në derbin e Londrës - nuk u bëjnë punë as milionat e shpenzuar këtë verë

“Ishte zhgënjimi kur humbëm penalltinë. Ne po luanim mirë dhe nuk morëm shpërblimin”, ka thënë fillimisht trajneri argjentinas.

“Pjesën e dytë e fillojmë pak me këtë besim derisa filluam sërish të luajmë mirë. Gjithashtu lëndimi i Carneyt ndryshoi pak formën e skuadrës”.

“Pastaj ne fillojmë përsëri të dominojmë lojën, por përsëri pranojmë. Ne duhet të jemi më të fortë në këtë lloj situate, sepse e dinim që West Ham shkon thellë dhe kundërsulmet e goditjet nga ndërprerjet janë vërtet të rrezikshëm”, ka shtuar më tej Pochettino.

Pas dy ndeshjeve të luajtura, Chelsea ka vetëm një pikë, ndërsa në xhiron e tretë do të përballen me Luton Town. /Telegrafi/