Site icon Telegrafi

Pochettino i shokuar nga humbja ndaj West Hamit, tregon se çka ndikoi që nuk morën pikë

Chelsea ka pësuar humbje e parë në sezonin e ri në Ligën Premier, pasi janë mposhtur 3-1 në udhëtim te West Hami.

Londinezët në fakt janë pa fitore në dy xhirot e para, pasi fillimisht kishin barazuar me Liverpoolin 1-1.

Nga humbja në derbin londinez ka mbetur trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ku tha se nuk i menaxhuan mirë disa momente dhe kjo ndikoi në lojë

“Ky është futbolli dhe ne duhet të gjejmë balancat e duhura në fushë. Ishin disa momente që nuk i menaxhuam mirë dhe pësuam, aq sa krijuam në pjesën e parë duhej të na kishte mjaftuar për të fituar ndeshjen”.

Lexo po ashtu Chelsea mund të tentojë një strategji të re transferishmesh, pas startit të dobët në këtë sezon

“Më pas në të dytën, pësuam nga disa aksione të izoluara të kundërshtarëve. Është e vështirë të shpjegosh një humbje të tillë. Ishim skuadra më e mirë në fushë, por sërish humbëm”.

Tutje trajneri argjentinas tha se ndikoi edhe penalltia e humbur nga Enzo në pjesën e parë dhe kanë mbetur të zhgënjyer nga kjo disfatë.

Lexo po ashtu Chelsea mposhtet nga West Ham United në derbin e Londrës - nuk u bëjnë punë as milionat e shpenzuar këtë verë

“Ndikoi edhe penalltia e humbur nga Enzo, e vuajtëm psikologjikisht. Duhet të jemi më të fortë në të tilla situata. Ka zhgënjim, por ky është vetëm fillimi, duhet t’i besojmë procesit. Do të jemi më të fortë, kjo është e sigurt”, deklaroi Pochettino.

Në xhiron e tretë Chelsea do të luaj para tifozëve të vet përballë Lutonit. /Telegrafi/

Exit mobile version