Site icon Telegrafi

Pochettino: Messi gati të debutojë kundër Reims

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka folur për yllin e skuadrës, Lionel Messi, i cili pritet të debutojë me ekipin në fundjavën e ardhshme.

Messi ka arritur tash e dy javë të PSG në një transferim befasues si lojtar i lirë, pasi nuk arriti të rinovojë kontratën me Barcelonën shkaku i problemeve financiare të klubit nga Camp Nou dhe rregullave të vendosura nga La Liga.

Transferimi i yllit argjentinas në Parc des Princes u prit pozitivisht nga të gjithë njohësit e futbollit, por Messi ende nuk ka arritur të debutojë edhe pas dy ndeshjeve në Ligue 1, pasi u bashkua vonë me ekipin pas pushimeve verore.

Lexo po ashtu Zbulohet data e debutimit të Messit me PSG-në

Megjithatë, pritjes si duket po i vjen fundi, pasi trajneri Pochettino ka thënë se shpreson që Messi është gati për ndeshjen e radhës në kampionat.

“Ka qenë një javë shumë e mirë për Leon”, ka thënë fillimisht Pochettino për ESPN Argentina, pas fitores 4-2 të skuadrës së tij ndaj Brest të premten mbrëma.

“Java e ardhshme do të jetë e gjatë, por nëse gjithçka shkon mirë, shpresojmë se ai mund të jetë në skuadër dhe të fillojë në një nivel konkurrues kundër Reims”.

Lexo po ashtu Zbulohet ‘çmimi’ i vetëm që la Messi në dollapin e tij në zhveshtoren e Barcelonës

Pochettino gjithashtu konfirmoi se klubi nuk do të bllokojë Messin nëse ai zgjedh të udhëtoj me ekipin kombëtar të Argjentinës për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës “Katar 2022” muajin e ardhshëm.

“Unë ende nuk kam folur me përzgjedhësit. Por, ata e dinë që unë jam pro përzgjedhjes dhe se ne duhet të ndihmojmë jo vetëm Argjentinën, por të gjitha ato kombe që përfshijnë lojtarët tanë”, përfundoi trajneri i PSG-së. /Telegrafi/

Exit mobile version