Telegrafi

Pochettino mbështet Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino po mbështet Real Madridin për të mundur Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Pavarësisht se pa skuadrën e tij të bëhet e para nga shumë viktimat e një rikthimi të Los Blancos në fazat me eliminim direkt të garës së këtij viti, argjentinasi ende dëshiron ta shohë Realin si fitues, pasi e mbështet ndaj Liverpoolit në Paris.

Kjo për shkak se ish-trajneri i Espanyolit, legjenda e Madridit dhe nëntë herë kampioni i La Liga-s, Jose Antonio Camacho, i mësoi atij për gjigantët spanjollë gjatë karrierës së tij si lojtar.

Lexo po ashtu Besëtytnitë e Real Madridit përpara finaleve të Ligës së Kampionëve

“Është e qartë se zemra ime është më shumë e bardhë sesa e kuqe”, ka thënë fillimisht Pochettino për gazetën spanjolle Marca.

“Pika ime e butë për Madridin vjen nga viti 1994, kur mbërrita në Barcelonë. Isha me fat që trajneri im ishte Jose Antonio Camacho, i cili ma transmetoi atë dashuri për Real Madridin”.

“Nuk kam qenë kurrë në gjendje, si lojtar dhe trajner, të jem në Madrid, por preferenca ime emocionale është e qartë”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/