Telegrafi

Pochettino: Liverpooli nuk është ekip që mund ta frymëzon, por as klubet e tjera

Mauricio Pochettino këmbëngul se Liverpoolio nuk është ekip që mund të frymëzon.

Përkundrazi, trajneri argjentinas thotë se skaudrat e tjera duhet ta shikojnë ekipin që ai drejton dhe ta marrin shembull.

“Kur analizoni nga viti 2014, kur arrita në Tottenham, investimi neto i të gjitha skuadrave, nuk ishte më i madh i Cityt [filloi të shpenzojë] kur arriti Guardiola, ose te Liverpool kur arriti Klopp, ose Chelsea me Conten apo Sarrin, ose Manchester United me Mourinhon ose tani Solskjaerin”, tha fillimisht strategu Evening Standard.

“Ajo është në historinë e tyre – në 10 vitet e fundit – shumë para shpenzuan për të arritur këtu. Ne jemi shumë larg nga kjo. Nuk është e drejtë të krahasosh dhe të thuash që Liverpooli është një ekip që na frymëzon neve. Jo! Është e kundërta ”.

“Tottenham është frymëzim për skuadrat tjera të Ligës Premier sepse me pak investime mund të luftosh shumëçka. Më e rëndësishmja është ajo kulturë, ajo filozofi që ne krijuam në pesë vitet e fundit në klub. Ndoshta në fund mund të marrim ose jo [të marrim] një trofe, por jemi shumë afër. Mendoj se kemi provuar një mënyrë tjetër të veprimit – arritëm në finalen e Ligës së Kampionëve para klubeve të mëdha”, tha 47-vjeçari.

Ndryshe, trajneri ka arritur që ta dërgojë klubin londinez në finale të Evropës për klube, por që u mposht 2-0 nga Liverpooli. /Telegrafi/