Site icon Telegrafi

Pochettino lë të hapur derën për transferimin e Messit te PSG

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, ia ka lënë derën e hapur yllit të Barcelonës, Lionel Messit.

Kampionët francez e kanë caktuar si trajner të ri argjentinasin, pasi Thomas Tuchel, u shkarkua nga pozita e tij.

Tash e disa muaj ka fjalë që Messi mund të bashkohet me PSG-në apo të kalojë te Manchester City.

Pochettino ka folur për këtë gjë, duke thënë se çdo lojtar i madh është i mirëseardhur te “Parc des Princes”.

“T’i lëmë anash thashethemet. Të gjithë lojtarët e mëdhenj janë të mirëseardhur te PSG”, ka thënë trajneri.

“Baba dimri ka qenë zemërhapur për mua, dhe pranova këtë mundësi fal presidentit Nasser [Al-Khelaifi] dhe [drejtorit sportiv] Leonardo, që kishin besim në mua që të jem në këtë klub të madh dhe të kthehem përsëri këtu”.

Tutje Pochettino shtoi se PSG është një nga klubet më të mëdha në botë  dhe shumë lojtarë lidhen me këtë emër. /Telegrafi/

Exit mobile version