Telegrafi

Pochettino ishte i papërmbajtshëm pas ndeshjes ndaj gjyqtarëve derisa i kërkoi falje Pep Guardiolës

Mauricio Pochettino ishte i acaruar me gjyqtarin e katërt dhe u fut në fushë për t’u përballur me arbitrin kryesor pas përfundimit të derbit, Chelsea – Manchester City.

Blutë rrëmbyen një pikë fare në fund, kur Cole Palmer realizoi për 4-4 nga penalltia në “Stamford Bridge”.

Shefi i Chelseat ishte i zemëruar pasi Marc Cucurella kishte fituar përsëri posedimin e topit dhe po vraponte përpara për të nisur një aksion të fundit, ndërsa Raheem Sterling ishte i pozicionuar mirë përpara.

Lexo po ashtu Përfundon dueli dramatik mes Chelseat dhe Manchester Cityt në Stamford Bridge, tetë gola të shënuara, por pa fitues

Trajneri argjentinas u ndalua nga stafi i tij në mënyrë që të mos suspendohej, por që ai nuk i ndaloi fjalët.

Në intervistën e tij pas ndeshjes, Poch thjesht e përshkroi reagimin e tij të tërbuar si “aktiv” – por pranoi se duhej të kërkonte falje.

Lexo po ashtu Trajnerët e Ligës Premier kërkojnë ndryshime në VAR - do të ishte një revolucion në futboll

“Më duhet t’i kërkoj falje Anthony (Taylorit) dhe gjyqtarëve të tjerë sepse në këtë moment ndjeja se Raheem kishte një mundësi për gol dhe se nuk duhej të përfundonte ndeshja”, ka thënë ai.

“Unë e meritoj të ndëshkohem, kërkoj falje, por kjo lloj sjelljeje nuk është e mirë. Dua t’i kërkoj falje edhe atij (Pep Guardiolës). Isha i fokusuar në veprim”, ka shtuar më tej trajneri i Bluve. /Telegrafi/