Telegrafi

Pochettino flet rreth transferimeve të mundshme të Messit dhe Ramosit në PSG

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka bërë një intervistë të gjatë për gazetën spanjolle Marca, ku nuk ka mundur t’i shmanget pyetjeve për yllin e Barcelonës, Lionel Messi dhe atë të Real Madridit, Sergio Ramos.

Pochettino ka ardhur në fillim të vitit si trajner i klubit francez, duke pasuar Thomas Tuchelin e shkarkuar në krye të ekipit nga Parc des Prices.

Megjithatë, edhe pas ardhjes së tij nuk janë ndalur zërat për transferimeve të mundshme në afatin kalimtar të dimrit.

Shumë emra të mëdhenj janë përfolur si përforcime të mundshme, ku ndër ta edhe yjet e La Ligas, Messi dhe Ramos.

Në një intervistë për gazetën Marca, Pochettino nuk ka mundur t’i ikë pyetjeve rreth këtyre dy lojtarëve dhe ka sqaruar nëse ka diçka konkrete.

Të menaxhosh Lionel Messin do të të bënte trajner më të mirë?

“Unë i respektoj lojtarët që i përkasin ekipeve të tjera, sepse ato skuadra mund të jenë të zemëruara dhe unë e kuptoj pse”.

“Ne e kuptojmë që në botën e futbollit nuk ka shenjtorë, askush nuk mund të ankohet se secili klub bën çmos për të përmirësuar ekipin e tyre. Por, kjo nuk fsheh një mesazh të fshehtë nga ana jonë. Nuk mund të jemi më Papë se Papa”.

Dëshironi të shihni Messin të bashkohet me PSG-në?

“Çfarëdo që të them do të keqkuptohet, dhe unë e dua atë që kam. Futbollistë të shkëlqyeshëm përshtaten në çdo ligë dhe çdo skuadër”.

A do të dëshironit të kishit një lider si Sergio Ramos në ekipin tuaj?

“Pas një muaji në PSG po gjej lojtarë me udhëheqje të shkëlqyeshme. Lojtarët e shkëlqyer janë në gjendje të luajnë dhe të bashkëjetojnë në projekte dhe kultura të ndryshme, por unë jam shumë i respektueshëm”.

“]

“Strategjia e PSG-së ka qenë e njëjtë për vite me radhë, që kur kemi nënshkruar Ronaldinhon: të shikojmë mundësitë e tregut dhe të sjellim ata që mund të përmirësojnë atë që kemi. Do ta shohim në muajt në vijim”.

“Këtu, Ramos do të gjente një klub të shkëlqyeshëm me fiksimin për të fituar gjithmonë. PSG janë një nga klubet më të mëdha në botë”. /Telegrafi/