Telegrafi

Pochettino flet për të ardhmen e Mbappes pas interesimit të Real Madridit dhe Liverpoolit

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka thënë se drejtuesit po përpiqen të sigurojnë një marrëveshje të re me sulmuesin Kylian Mbappe.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën është jashtë kontratës në Parc des Princes në qershor të vitit të ardhshëm dhe klubi janë përpjekur ta lidhin 22-vjeçarin me një marrëveshje të re afatgjatë.

Situata e tij në klubin francez ka bërë që klubet e mëdha evropiane si Real Madridi dhe Liverpooli të interesohen për transferimin e tij, por drejtuesit e PSG-së nuk janë të interesuar ta lëshojnë lehtë, pasi duan ta ‘blindojnë’.

Lexo po ashtu Mbappe ka ndërprerë bisedimet me PSG-në, kërkon largimin në verë

“Është diçka që jemi mësuar”, ka thënë fillimisht Pochettino për spekulimet në lidhje me të ardhmen e Mbappes.

“Kur flasim për klubet më të mira dhe lojtarët më të mirë si Kylian Mbappe i cili është në nivelin ndërkombëtar, gjithmonë do të ketë thashetheme”.

“Gjëja më e rëndësishme është që Kylian është i qetë. Ai është i qetë dhe i përqendruar në ekip dhe duke i ndihmuar ata të arrijnë qëllimet e tyre. Kylian është shumë i pjekur pavarësisht moshës së tij”.

Lexo po ashtu Mbappe ka marrë vendim mbi të ardhmen e tij, ka zgjedhur klubin e ri ku do të transferohet

“Edhe klubi edhe lojtari po përpiqen të arrijnë një marrëveshje që do ta shohë Kylian të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë. Është dëshira e klubit dhe ne jemi duke punuar për gjithçka”.

“Ju nuk mund të kontrolloni atë që ndodh jashtë. A ka ndonjë efekt në performancën e lojtarëve ose atmosferën e ekipit? Zero, pa pasoja”, përfundoi trajneri i PSG-së. /Telegrafi/