Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka thënë se drejtuesit po përpiqen të sigurojnë një marrëveshje të re me sulmuesin Kylian Mbappe.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën është jashtë kontratës në Parc des Princes në qershor të vitit të ardhshëm dhe klubi janë përpjekur ta lidhin 22-vjeçarin me një marrëveshje të re afatgjatë.
Situata e tij në klubin francez ka bërë që klubet e mëdha evropiane si Real Madridi dhe Liverpooli të interesohen për transferimin e tij, por drejtuesit e PSG-së nuk janë të interesuar ta lëshojnë lehtë, pasi duan ta ‘blindojnë’.
“Është diçka që jemi mësuar”, ka thënë fillimisht Pochettino për spekulimet në lidhje me të ardhmen e Mbappes.
“Kur flasim për klubet më të mira dhe lojtarët më të mirë si Kylian Mbappe i cili është në nivelin ndërkombëtar, gjithmonë do të ketë thashetheme”.
“Gjëja më e rëndësishme është që Kylian është i qetë. Ai është i qetë dhe i përqendruar në ekip dhe duke i ndihmuar ata të arrijnë qëllimet e tyre. Kylian është shumë i pjekur pavarësisht moshës së tij”.
“Edhe klubi edhe lojtari po përpiqen të arrijnë një marrëveshje që do ta shohë Kylian të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë. Është dëshira e klubit dhe ne jemi duke punuar për gjithçka”.
“Ju nuk mund të kontrolloni atë që ndodh jashtë. A ka ndonjë efekt në performancën e lojtarëve ose atmosferën e ekipit? Zero, pa pasoja”, përfundoi trajneri i PSG-së. /Telegrafi/