Chelsea pësoi një humbje 1-0 si mysafir ndaj Middlesborough në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale në Carabao Cup.
Vendasit shënuan golin e vetëm në këtë ndeshje në minutën e 38-të të pjesës së parë.
Blutë patën rastet e tyre në pjesën e parë, me Cole Palmer që nuk arriti të realizonte në tre mundësi që kishte vetëm në 45 minutat e para.
“Mund të kuptojmë se tifozët do të jenë të zhgënjyer me këtë, por ka ende 90 minuta për të luajtur”, tha Mauricio Pochettino në Sky Sports pas ndeshjes.
“Qasja ishte e mirë ndaj Middlesbrough. Ne bëmë disa gabime në pjesën e parë dhe u dhamë atyre mundësitë për të shënuar. Ata ishin vërtet të vështirë, një bllokim shumë i thellë dhe duke luajtur në tranzicion”.
“Ne u ndëshkuam për gabimet tona. Në futboll, kjo ndodh. Zhgënjyes sepse nëse vlerësojmë performancën, ne ishim skuadra më e mirë. Por nuk shënuam, nuk ishim klinik”, deklaroi Pochettino.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave zhvillohet më 23 janar në Stamford Bridges. /Telegrafi/