Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka përfunduar në listën e dëshirave të trajnerit të Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino.
Pochettino është zyrtarizuar para disa ditësh në krye të klubit nga Parc des Princes duke ardhur si pasues i të shkarkuarit Thomas Tuchel.
Me emërimin e ish-trajnerit të Tottenhamit, Pochettinos, shumë emra kanë filluar të lidhen me një transferim te PSG.
I fundit që po lidhet me një transferim dhe thuhet se është dëshirë e Pochettinos është sulmuesi i Cityt, Aguero.
Sipas agjentit të njohur të futbollit, Bruno Satin, prioriteti i transferimit të Pochettinos në PSG është të nënshkruajë me Agueron këtë verë.
Mauricio Pochettino's transfer priority at PSG is to sign Sergio Aguero this summer, according to football agent Bruno Satin 👀 pic.twitter.com/EBpLTemcuO
— GOAL (@goal) January 8, 2021
Satin ka thënë për Canal + se menaxheri i ri në Paris po i jep përparësi një lëvizje për sulmuesin e Cityt për të kompletuar një vijë sulmi tashmë të mbushur me yje.
Me Neymar dhe Kylian Mbappe nga krahët e sulmit dhe Agueron në qendër, kjo do të rriste sulmin e PSG-së dhe fuqinë e tyre të yjeve. /Telegrafi/