Mauricio Pochettino ka rinovuar kontratën javën e kaluar me Tottenham Hotspur.
Trajneri argjentinas ka vazhduar bashkëpunimin me londinezët, por në një pikë të marrëveshjes shkruan se mund të largohet në rast se e kërkon Real Madridi.
Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez e dinte se kjo situatë mund të ndodhë dhe ka punuar për emrin e një zëvendësuesi të mundshëm të francezit.
“Më pëlqen puna e Mauricio Pochettinos”, kishte thënë në muajin shkurt spanjolli.
Për më tepër, në qarqet e ngushta, presidenti dhe Jose Angel Sanchez kanë përsëritur në më shumë se një rast se argjentinasi do të përfundojë herët a vonë në Madrid.
Vendimi në këtë kohë është të provojë nënshkrimin e Mauricio Pochettinos, e cila klauzola e largimin për në Santiago Bernabeu ia hap rrugën për të përmbushur një nga ëndrrat e tij: të drejtojë Real Madridin.
Theksojmë se Arsene Wenger, Massimilliano Allegri, Joachim Low dhe Antonio Conte mund të marrin drejtimin e Los Blancos. /Telegrafi/