Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, ka folur për të ardhmen dhe ofertën e Real Madridit, që flitet së e ka në tavolinë.
Por deklarata që ka bërë më shumë bujë është se ia ka thënë kurrë nuk do të drejtojë Barcelonën, por edhe Arsenali.
Kjo pasi sipas tij ai ka kaluar kohë shumë të bukur me Espanyolin dhe Tottenhamin dhe nuk mund të punojë te rivalët e tyre.
“Kurrë nuk do të jem trajner i Barcelonës dhe Arsenalit, sepse jam i identifikuar me Tottenhamin dhe Espanyol”.
“Pastaj jam rritur në Neëell’s Old Boys dhe nuk do të jem trajner i Rosario Central. Ky është vendimi im. Më shumë preferoj të punojë në fermën time në Argjentinë sesa në disa vende”.
Pocchetino nuk ka dashur t’i jap premtim për besnikëri Tottenhamit, pasi sipas tij një ditë ky klub mund ta shkarkojë.
Tashëm flitet se argjentinasi është zgjedhur nga Florentino Perez si pasardhës i Zinedine Zidanes te Real Madridi. /Telegrafi/