Anthony Joshua fitoi ndaj Joseph Parker dhe mbajti epitetin e boksierit më të mirë aktualisht në botë.
Britaniku tani është kampionë i unifikuar i titujve WBA, IBF, IBO dhe së fundmi WBO.
Para se ky duel të zyrtarizohej, Tyson Fury, i kishte hapur të gjithëve një bast, ku ai mendonte se Parker do e nokautonte Joshuan.
“Nëse Anthony Joshua përballet me Joseph Parker, do vë bast me çdo kë në botë pesë mijë funte (5.683 euro) para të thata se Parker do ta nokautoj atë?”, kishte shkruar Fury në Twitter me 15 nëntor 2017.
Pas fitores së Joshuas shumë komentuar të cilët e kishin mbajtur këtë postim janë kthyer për t’i komentuar 29-vjeçarit në formë shakaje për parashikimin e gabuar.
Në rast se dikush ka vënë bast me Furyn në atë kohë, tani ka 5.683 euro në gjep.
Kundërshtari i ardhshëm i Joshuas është Deontay Wilder, por nuk përjashtohet mundësia edhe me Furyn. /Telegrafi/
If Anthony Joshua fights Joseph Parker I will bet anybody in the world £5000 cash the parker will ko him?
— TYSON FURY (@Tyson_Fury) November 15, 2017