Site icon Telegrafi

Po shkëlqen te Como, top klubet evropiane po e monitorojnë Nico Pazin

Nico Paz është një nga talentet më të mëdhenj që ka dalë nga Akademia e Real Madridit, derisa ai është shitur te skuadra italiane Como.

Mesfushori ofensivë ka filluar menjëherë shkëlqimin në Serie A dhe është bërë një lider te skuadra e udhëhequr nga Cesc Fabregas.

Real Madridi e ka shitur për gjashtë milionë euro yllin e saj, megjithatë ka një klauzolë ku mund ta rikthejë në Santiago Bernabeu.

Paz në gjashtë ndeshje të zhvilluara në Serie A ka asistuar në tre gola dhe falë paraqitjeve të mira ka marrë ftesë edhe nga Kombëtarja A e Argjentinës.

Marca ka raportuar se lojtari është duke u monitoruar nga top klubet evropiane si Chelsea, Liverpool, Roma, por edhe Real Madridi që mendon rikthimin e tij.

Gjithsesi vlera e lojtarit vazhdon të rritet dhe nëse ai vazhdon me këtë ritëm të ndeshjeve deri në verën e vitit 2025 atëherë mund të kushtojë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version