Telegrafi

Po shkëlqen me Realin, dy top klubet angleze duan transferimin e Brahim Diaz

Pas një fillimi shumë të vështirë, Brahim Diaz është duke shkëlqyer me fanellën e gjigantit spanjoll Real Madrid.

Mesfushori i avancuar u rikthye në Santiago Bernabeu pas tre viteve të kaluara si i huazuar te Milani dhe tani është bërë një titullar i rëndësishëm te Los Blancos.

Tani mesfushori maroken me pasaportë spanjolle ka arritur që në 33 ndeshje zyrtare të realizoi edhe nëntë gola dhe të dhuroj katër asistime me Los Blancos.

Lexo po ashtu “Ai na jep shumë mundësi” – Ancelotti tregon sulmuesin e Real Madridit i cili mund të luajë kudo

E ardhmja e mesfushorit mund të jetë në elitën e futbollit anglez Premier League, pasi dy gjigantët anglez Liverpool dhe Manchester United janë të interesuara për shërbimet e tij.

Megjithatë, bindja e 24-vjeçarit për t’u larguar nga Madridi nuk do të jetë një detyrë e lehtë, pasi vetë ai ka shprehur dëshirën për të qëndruar te bardhezinjtë dhe për të fituar tituj me ta.

Edhe pse Diaz është i vetëdijshëm për interesimin e këtyre klubeve angleze, besnikëria e tij aktuale është te Real Madrid.

Lexo po ashtu Real Madridi ka refuzuar një ofertë të rëndësishme në janar për Brahim Diaz

Në rast se Diaz refuzon ofertat nga Liverpool dhe Manchester United, të dy klubet kanë në mendje alternativa. Liverpool është i interesuar për Jamal Musiala të Bayern Munichut, ndërsa Manchester United synon Michael Olise të Crystal Palace.

Megjithatë, e ardhmja e Diaz në tregun e transferimeve të verës mbetet e panjohur pasi dy gjigantët anglezë vazhdojnë kërkimin e tyre për përforcime për të forcuar skuadrat e tyre përkatëse. /Telegrafi/