Njëri nga mbrojtësit më të mirë në këtë kampionat botëror padyshim se ka qenë Domagoj Vida.
Qendërmbrojtësi kroat ka shkëlqyer në Rusia 2018 dhe ka ndihmuar Kombëtaren e tij të arrijë deri në finalen e madhe.
E falë paraqitjeve të mira ai ka zgjuar edhe interesimin e gjigantit anglez Liverpool.
Sipas medieve angleze, The Reds janë gati ta transferojnë mbrojtësin kroat në Anfield.
Liverpool ka bërë gati një ofertë zyrtare prej 22 milionë eurove për transferimin e Vidas në kampionatin anglez.
Vida aktualisht është pjesë e gjigantit turk Besiktas.
29-vjeçari ka kontratë me skuadrën nga Stambolli deri në qershor të vitit 2022.
Reprezentuesi kroat më herët ka luajtur edhe për Osijek, Bayer Leverkusen, Dinamo Zagreb dhe Dynamo Kiev. /Telegrafi/