Telegrafi

Po ridizanjohet formati i Superligës Evropiane – përfshihen 50 ekipe

Ndërsa dalin lajmet se UEFA po kërkon të vendosë gozhdën në arkivolin e Superligës Evropiane, kanë dalë edhe raportime të mëtejshme për reformat e mundshme në atë që tenton të jetë gara më e re në futboll.

Të martën u raportua se shtëpia e futbollit evropian do të përpiqej të përfitonte nga situata ligjore dhe financiare e Juventusit për të hequr një të tretën e anëtarëve të Superligës.

Tani, L’Equipe raporton se planet për garën po avancojnë ngadalë. Sipas tyre, Superliga ka të ngjarë të përfshijë 50 ekipe nga 12 vende dhe do të bazohet në një meritokraci. Të gjitha ligat si ajo në Portugali, Holandë apo Danimarkë do të bënin pjesë në të.

Lexo po ashtu Drejtuesit e Superligën Evropiane takohen në Madrid

Firma organizatore, A22, ka besim se projekti do të vazhdojë. Aktualisht, ata po presin që Gjykatat Evropiane të vendos nëse UEFA mund të ndëshkojë ekipet e shkëputura përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim.

Pavarësisht nga formati, numri i ndeshjeve mes skuadrave elitare dhe grumbullimi i parave në krye të lojës duket se do të rritet.

Siç është parë me reformat e UEFA-s në Ligën e Kampionëve, do të ketë katër ndeshje shtesë dhe më shumë garanci suksesi për skuadrat më të mëdha. /Telegrafi/