Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë pasur ditën e djeshme (e hënë) një krisje në marrëdhënien e tyre.
Kjo nisi nga një lojë që ‘Vëllai i Madh’ ua kishte dhënë vetëm vajzave dhe një avantazh për këtë e kishte banorja Ermiona Lekbello.
Konkurrentet nuk duhej të flisnin me djemtë brenda shtëpisë e as nuk lejoheshin prekjet me njëri-tjetrin.
Teksa Kiara ishte në banjë, ajo u bllokua nga Luizi, i cili nuk e lejonte të dilte nga aty, vetëm për ta bërë të flasë dhe ta humbasë lojën.
Kjo e acaroi në masë të madhe moderatoren, e cila në një moment filloi edhe të qante duke thënë se po i zihet fryma.
Pasi u prish loja, Kiara u shfaq e acaruar me artistin shkodran dhe nuk donte që të fliste me të.
Ajo i tha se ai mendon vetëm për veten e tij dhe se për të gjithçka është loja edhe përpara dashurisë.
Përplasjet mes tyre kanë vazhduar, ndonëse çifti nuk janë pajtuar akoma me njëri-tjetrin. /Telegrafi/