Telegrafi

Po kompletohet marrëveshja: Balotelli afër kalimit në Superligën e Turqisë

Presidenti i Adana Demirspor, Murat Sancak zbuloi se ata pothuajse kanë arritur një marrëveshje me Mario Balotellin.

Sulmuesi është një lojtar i lirë këtë verë, pasi ai u largua nga Monza shkaku që i skadoi kontrata e tij gjashtë-mujore.

Ai është lidhur me një kalim në Adana Demirspor, të cilët sapo janë promovuar në Superligën e Turqisë.

Konfirmimi i një lëvizje të mundshme vjen nga Presidenti i klubit turk, i cili tha se Balotelli dëshiron të bashkohet me ta.

“Me Balotellin ne pothuajse kemi arritur një marrëveshje”, ka thënë Sancak për A Spor. “Le të themi që jemi në 85 për qind (të marrëveshjes)”.

“Mario na tha që dëshiron të bashkohet me ne, ai do të vijë në Turqi javën tjetër. Nëse gjejmë një marrëveshje, atëherë ai do të veshë fanellën tonë. Ai dëshiron të jetë i suksesshëm me ne për të shkuar në Kupën e Botës në Katar”.

Monza, , 20th May 2021. Mario Balotelli of AC Monza during the Serie B match at U-Power Stadium, Monza. Picture credit should read: Jonathan Moscrop / Sportimage
Photo by Icon Sport – Monza (Italie)

Balotelli u kthye në Itali në korrik të vitit 2020, kur nënshkroi me Brescian, por nuk mund ta ndihmonte ekipin e Massimo Cellino në Serie A.

Ai pastaj përfundoi marrëveshjen e tij me Rondinelle dhe ishte pa klub për gjashtë muaj para se të kalonte te Monza. /Telegrafi/