Site icon Telegrafi

Po kalonte rrugën duke mbajtur në kraharor të bijën dyvjeçare, anglezi goditet nga motoçikleta që lëvizte me shpejtësi

Ky është momenti rrëqethës kur një baba që mbante në kraharor vajzën e tij dyvjeçare, goditet nga një motoçikletë derisa po tentonte të kalonte rrugën.

Duket se telefonin që e mbante me njërën dorë e kishte shpërqendruar duke mos e shikuar fare rrugën kur tentoi të kalojë në anën tjetër, ku si pasojë një motoçikletë që lëvizte me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe e goditi, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur në Bradford, kurse kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur babai dhe vajza e tij goditen. Për fat të mirë të dy kanë shpëtuar – vetëm se vogëlushja me lëndime më të lehta e babai i saj me shumë më të rënda.

Policia në West Yorkshire është duke hetuar rastin, kurse ka bërë të ditur se kanë arrestuar të dyshuarin – përkatësisht shoferin e motoçikletës. /Telegrafi/

Exit mobile version