Telegrafi

Po afron rimeçi mes Joshuas dhe Usyk

Anthony Joshua deh Oleksandr Usyk do të zhvilojnë këtë vit rimeçin në peshat e rënda në boks.

Të dy boksierët do ta zhvillojnë revanshin e tyre, pasi një gjë të tillë e ka kërkuar AJ, i cili humbi meçin e parë ndaj boksierit ukrainas.

Lajmin për rimeçin mes boksierëve të peshave të rënda e ka bërë të ditur menaxheri i Usykit, Alexander Krassyuk, i cili po ashtu ka treguar edhe muajin kur pritet të dalin serish në ring boksieri ukrainas dhe ai britanik.

Lexo po ashtu Joshua i 'verbuar' në rikthimin e titujve - por Hearn ndihet i shqetësuar nga stërvitja me shumë trajnerë

“Shumë gjëra po ndodhin në këtë moment. Së shpejti do të zbulojmë gjithçka. Me siguri se do ndodhë në prill”, ka thënë menaxheri i ukrainasit.

Rimeçi ndërmjet këtyre boksierëve të peshave të rënda ishte paraparë të zhvillohej në fund të marsit, por që promotorët nuk u pajtuan me kushtet.

Lexo po ashtu Keq e më keq për Anthony Joshuan

Kësisoj përballja e dytë mes Oleksandr Usykit dhe Anthony Joshuas pritet të zhvillohet në muajin prill.

Joshua ka në plan të rikthejë rripat e tij të peshave të rënda IBF, WBA dhe WBO dhe për këtë shpejt pritet të paraqitet me një trajner të ri. /Telegrafi/