Anthony Joshua deh Oleksandr Usyk do të zhvilojnë këtë vit rimeçin në peshat e rënda në boks.
Të dy boksierët do ta zhvillojnë revanshin e tyre, pasi një gjë të tillë e ka kërkuar AJ, i cili humbi meçin e parë ndaj boksierit ukrainas.
Lajmin për rimeçin mes boksierëve të peshave të rënda e ka bërë të ditur menaxheri i Usykit, Alexander Krassyuk, i cili po ashtu ka treguar edhe muajin kur pritet të dalin serish në ring boksieri ukrainas dhe ai britanik.
“Shumë gjëra po ndodhin në këtë moment. Së shpejti do të zbulojmë gjithçka. Me siguri se do ndodhë në prill”, ka thënë menaxheri i ukrainasit.
Rimeçi ndërmjet këtyre boksierëve të peshave të rënda ishte paraparë të zhvillohej në fund të marsit, por që promotorët nuk u pajtuan me kushtet.
Kësisoj përballja e dytë mes Oleksandr Usykit dhe Anthony Joshuas pritet të zhvillohet në muajin prill.
Joshua ka në plan të rikthejë rripat e tij të peshave të rënda IBF, WBA dhe WBO dhe për këtë shpejt pritet të paraqitet me një trajner të ri. /Telegrafi/