Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk ka në plan të shikojë ndeshjet e Arsenalit dhe Manchester Cityt të mërkurën, me dy pikë epërsi në krye të Ligës Premier dhe nëntë ndeshje të mbetura në garën më të ngushtë në vite.
Secili prej rivalëve të The Reds mund të zërë përkohësisht vendin e parë me fitore, megjithëse Liverpool më pas mund të rimarrë kryesimin kur të enjten të presë Sheffield Unitedin e vendit të fundit.
“Unë as nuk e dija se Arsenali dhe City luajnë sonte”, u tha Klopp gazetarëve. “Unë pres që ata gjithmonë të fitojnë. Pra, nuk bëhet fjalë për këtë, ne duhet të marrim pikët tona, ne duhet të fitojmë ndeshjet tona, kështu që sinqerisht nuk jam i interesuar”.
“Vite më parë, kur pashë një ndeshje dhe doja që Leicester të fitonte, nuk ndodhi, kjo ishte hera e fundit që e bëra këtë. Ju mësoni nga e kaluara, kështu që kur ata luajnë, rrahjet e zemrës ime nuk rriten”.
Skuadra e Klopp ka 67 pikë, dy më shumë se Arsenal, që pret Luton Town dhe tri më shumë se City, që pret Aston Villan.
Ndërsa Liverpool është favorit i madh kundër Sheffield United, i cili ka vetëm tri fitore dhe 15 pikë këtë sezon, Klopp hodhi poshtë idenë se ai mund t’i pushonte lojtarët për t’u fokusuar në përballjen kundër Manchester United të dielën në Old Trafford. /Telegrafi/