Site icon Telegrafi

Plani i Barcës: Dybala apo Insigne për ta zënë vendin e Neymar

Paulo Dybala apo Lorenzo Insigne mund ta zënë vendin e Neymarit te Barcelona, nëse braziliani largohet nga Camp Nou.

Sulmuesi i Blaugranëve është duke u kërkuar me ngulm nga Paris Saint-Germaini që është gati të shpenzojë 222 milionë euro për klauzolën e tij.

Në këtë rast, katalunasit duhet të gjejnë sulmuesin e tretë për ta mbushur boshllëkun eventual krahas Lionel Messit dhe Luis Suarezit në sulm.

Lexo po ashtu Neymar kushton 222 milionë euro, por me këto para mund të blesh gjithë lojtarët e 11 klubeve të mëdha evropiane (Video)

Gazzetta dello Sport bën të ditur se klubi spanjoll është duke e kërkuar zëvendësuesin në Itali.

Zgjedhja e parë është sulmuesi i Juventusit, Dybala, i cili shpeshherë është krahasuar me Messin, ndërsa e meta e vetme e tij është se nuk luan në pozitën e Neymar.

Nga ana tjetër, anësori i Napolit, Insigne, është shënjestër, pasi shënoi 18 gola dhe dhuroi nëntë asistime në Serie A në sezonin e kaluar.

Të dy lojtarët kanë nënshkruar kontrata pesëvjeçare me klubet respektive në prill të këtij viti, ashtu që nuk do të kushtojnë lirë. /Telegrafi/

Exit mobile version