Telegrafi

Plagosje në Penuh të Podujevës

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në fshatin Penuh të Podujevës.

Personi i plagosur është rreth 50 vjeç.

Telegrafi mëson se pas një mosmarrëveshje mes disa personave, situata ka eskaluar në përdorimin e armëve ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth  orës 16:00, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Penuh të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore”, tha Borovci.

Tutje ai shtoi se, “Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet për një person të plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”. /Telegrafi/