Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në fshatin Penuh të Podujevës.
Personi i plagosur është rreth 50 vjeç.
Telegrafi mëson se pas një mosmarrëveshje mes disa personave, situata ka eskaluar në përdorimin e armëve ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 16:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Penuh të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”, tha Borovci.
Tutje ai shtoi se, “Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet për një person të plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”. /Telegrafi/