Site icon Telegrafi

Plagosja në Pejë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Adem dhe Besnik Bulliqit

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e dy të dyshuarve për plagosjen e së premtes në Pejë.

Personat e kërkuar janë Adem (Lulzim) Bulliqi i lindur më 18.10.1998 në Pejë dhe Besnik (Lulzim) Bulliqi i lindur më 31.03.1993 në Pejë.

Tё pandehurit kërkohen për veprën penale: “Vrasje e rëndë në tentativë” e cila ka ndodhur me të premten, rreth orës 19:20, nё rrugën “Jeton Dedushaj” nё Pejё.

Policia thekson tutje se të dyshuarit posedojnё mjete tё rrezikshme me vete dhe paraqesin rrezik.

Lexo po ashtu Plagosja në Pejë, viktima u gjet i gjakosur dhe pa vetëdije në oborrin e shtëpisë

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/

 

Exit mobile version