Policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një person sot rreth orës 12:43 në rrugën “Nëna Terezë”në Pejë.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se, përveç arrestimit të një të dyshuari, policia është në kërkim edhe të dy personave të tjerë të cilët janë të përfshirë në këtë rast.
“Policia ka zbuluar identitetin e personit të dyshuar dhe pas një pune intensive operativo-hetimore është arrestuar një person i dyshuar dhe është në kërkim të dy personave të tjerë të involvuar në këtë rast, identiteti i të cilëve është i njohur për Policinë, po ashtu edhe personi i plagosur i cili është në Spital, konsiderohet të jetë i dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.
Policia bën të ditur se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit./Telegrafi/