Një i mitur është arrestuar të premten pasi ka plagosur me armë zjarri një bashkëmoshatar të tij në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Siç thuhet në raport, dyshohet se plagosja ka ndodhur aksidentalisht.
Ndërkaq, në raport thuhet se revolja është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që me revole ka plagosur viktimën mashkull kosovar i mitur. Dyshohet se plagosja ka ndodhur aksidentalisht. Revolja është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore”, thuhet në raport.
Ndryshe, viktima është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe është nën sigurimin e policisë.
“Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë, rasti vazhdon të hetohet”. /Telegrafi/