Policia e Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar për plagosjen e një personi me armë zjarri, që ndodhi sonte në Veternik të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.
“Lidhur me rastin e plagosjes policia ka arrestuar një person të dyshuar, si dhe ka konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”, ka thënë Kelani.
Një person ka mbetur i plagosur sonte rreth orës 17:00 në Veternik. Ndërsa, Policia ka konfirmuar se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Ndryshe, në disa media online sonte u raportua se personi i plagosuri është Luan Maloku, këshilltar politik i Fatmir Limajt./Telegrafi/