Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar.
Rasti ka ndodhur të premten në Podujevë, ndërsa nga Policia është cilësuar si lëndim i rëndë trupor dhe përdorim i armës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.
Si dëshmi materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 24 copë fishekë. /Telegrafi/