Site icon Telegrafi

Plagoset një person në Podujevë

Një person është plagosur sot rreth orës 02:30 në një lokal në Podujevë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë siç tha ajo policia është duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati.

“Sot rreth orës 02:30 kemi marrë informatën se në një lokal në Podujevë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia është duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version