Telegrafi

Plagosen dy persona në Obiliq, katër persona arrestohen

Katër persona janë arrestuar në Obiliq, ku pas një mosmarrëveshje, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, si pasojë dy nga viktimat meshkuj kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, ndërsa gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarave janë gjetur dhe konfiskuar, një pushkë ajrore, tre fishek, gjashtë gëzhoja dhe një karikator, njofton KP.

Të dyshuarit  janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit tre prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/