Site icon Telegrafi

Pjesëtari i grupit neo-nazist kishte planifikuar të vishej si Babadimër, të shpërndante karamele helmuese për fëmijët hebrenj në Nju Jork

Udhëheqësi i një grupi esktremist neo-nazist me seli në Evropën Lindore, është akuzuar për komplot që një bashkëpunëtor i tyre kishte planifikuar të vishej si Babadimër dhe t’u shpërndante karamele të helmuara fëmijëve hebrenj në qytetin e Nju Jork, duke “mbjellë” terror”, thanë prokurorët të martën.

Michail Chkhikvishvili, një 21-vjeçar nga Republika e Gjeorgjisë, u padit për katër akuza, duke përfshirë nxitjen e krimeve të urrejtjes dhe aktet e dhunës masive, sipas një deklarate nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA. Nuk dihet nëse ai kishte një avokat, transmeton Telegrafi.

Chkhikvishvili, i cili ka pseudonime të ndryshme duke përfshirë Commander Butcher, dyshohet se drejton Kultin e Vrasjeve Maniak, për të cilin prokurorët thanë se është një grup ekstremist ndërkombëtar që i përmbahet një “ideologjie neo-naziste dhe promovon dhunën dhe aktet e dhunshme kundër pakicave, komunitetit hebre dhe grupeve tjera që i konsideron ‘të padëshirueshme’.

Qëllimi i Kultit të Vrasjeve është të prishë rendin shoqëror dhe qeveritë nëpërmjet terrorizmit dhe akteve të dhunshme që nxisin frikën dhe kaosin, sipas njoftimit nga Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Matthew G. Olsen i Divizionit të Sigurisë Kombëtare të Departamentit të Drejtësisë, Prokurori i SHBA, Breon Peace i Nju Jorkut dhe Ndihmës Drejtori Ekzekutiv Robert R. Wells i Degës së Sigurisë Kombëtare të FBI-së.

Chkhikvishvili u arrestua pasi u përpoq të rekrutonte një oficer të fshehtë të zbatimit të ligjit për t’iu bashkuar grupit të tij dhe për të kryer krime të dhunshme si vënie bombash dhe zjarrvënie.

“Në nëntor 2023, Chkhikvishvili filloi të planifikonte një ngjarje me viktima masive për qytetin e Nju Jorkut në natën e Vitit të Ri”, thanë prokurorët.

“Skema përfshinte një individ që vishej si Babadimër dhe shpërndante karamele të mbushura me helm për pakicat dhe fëmijët në shkollat ​​hebraike në Brooklyn”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Drejtësisë.

Ai “hartoi udhëzime hap pas hapi për të zbatuar skemën” dhe ndau me oficerin e fshehtë “manualë të detajuar për krijimin dhe përzierjen e helmeve dhe gazeve vdekjeprurëse”, thuhej në deklaratë.

Nëse dënohet, Chkhikvishvili përballet me një dënim maksimal prej 20 vitesh burg për nxitje të krimeve të dhunshme, pesë vjet për komplot për të kërkuar krime të dhunshme, 20 vjet për shpërndarjen e informacionit në lidhje me prodhimin dhe përdorimin e mjeteve shpërthyese, dhe pesë vjet për transmetimin e komunikimit kërcënues. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version