Site icon Telegrafi

“Të përshëndesim nga Prekazi heroik” – supozohet që pjesëtarë të familjes Jashari i dërguan mesazh Luizit në BBVA

Luiz Ejlli është kthyer në personazhin e preferuar të shumë shqiptarëve anë e mbanë trojeve shqiptare.

Së fundmi, Big Brother VIP Albania ka mundësuar që shqiptarët nga mbarë bota t’i dërgojnë banorëve mesazhe përmes një aplikacioni online të quajtur ‘Big love’.

Banorët mund të zgjidhin një emoji që nis nga vlera tri euro deri në 100 euro, e cila është kurora.

Lexo po ashtu "Ç'është Prekazi?", Olta Gixhari habit banorët me njohuritë e saj të pamjaftueshme për historinë e Kosovës

Një e tillë i është dedikuar Luizit, e cila pretendohet të jetë nga pjesëtarë të familjes heroike, Jashari.

Bëhet fjalë për Hamëz Jasharin, djalin e Bekim Jasharit, i cili i ka dërguar një mesazh ku shkruhet: “Të përshëndes nga Prekazi Heorik i Adem Jasharit”.

Lexo po ashtu Nuk pati as Instagram kur hyri në BBVA, Luiz Ejlli lë prapa Kiarën për nga numri i ndjekësve

Me të lexuar këtë mesazh, këngëtari shkodran është entuziazmuar tej mase dhe ka falënderuar nga emra familjen heroike – megjithatë nuk është tërësisht e sigurt nëse mesazhi mund të jetë direkt nga familja apo dikush që ka dërguar mesazhin në emër të tyre. /Telegrafi/

Çmimet e dhuratave që shqiptarët iu dërgojnë banorëve përmes “Big Love” (Foto: Big Love)
Exit mobile version