Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka qenë i pranishëm në spektaklin e kaluar të këtij programi.
Ai ishte prezent në studio, në rolin e opinionistit, teksa u fut edhe brenda shtëpisë për të performuar.
Artisti shkodran zbuloi se i ka ndryshuar jeta tërësisht pas daljes nga ky format.
Duke qenë se bëri bujë të madhe gjatë kohës që ishte brenda, ai në lojë ka pasur edhe kundërshtarë të mëdhenj.
Një prej tyre ishte edhe aktorja Olta Gixhari, e cila është pëlqyer për lojën dhe strategjitë që ka zhvilluar.
Pas hyrjes së Luizit në BBVA 3, ajo bëri një koment epik, duke rikthyer thëniet e famshme të saj nga edicioni i dytë.
“Kush e man në shtëpi këtë mor Zot. Kë ka mik”, tha Gixhari. /Telegrafi/