Site icon Telegrafi

Pjanic refuzon tri klube, dëshira e tij është vetëm Barcelona

Miralem Pjanic është i vendosur për tu transferuar te Barcelona, edhe pse një gjë e tillë po duket shumë e vështirë.

Barcelona po has në vështirësi për të nënshkruar me boshnjakun, pasi nuk kanë buxhet të lartë për të bërë transferime.

Nga ana tjetër Juventusi nuk po pranon ta lë të lirë për pak para boshnjakun, por duan që Barcelona ta përfshijë në ofertë brazilianin Arthur Melo.

Kampioni në fuqi i Spanjës duhet ta bind lojtarin e tyre Arthur për të kaluar te Juventusi, pasi ky i fundit ka refuzuar njëherë që t’i bashkohet bardhezinjve.

30-vjeçari dëshiron të largohet vetëm për Barcelonën, në të kundërtën do të vazhdoj qëndrimin në Torino.

Mediat italiane kanë raportuar se Pjanic ka refuzuar tri oferta të rëndësishme, nga PSG, Manchester City e Chelsea dhe po pret kalimin te Barcelona.

Juventus po e vlerëson yllin e tyre mbi 50 milionë euro, por kanë kërkuar nga Barcelona që nëse nuk mund ta ofrojnë këtë shumë atëherë ta përfshijnë vetëm brazilianin Arthur Melo në këmbim të boshnjakut. /Telegrafi/

Exit mobile version