Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic i ka thënë Paris Saint-Germain se klubi i vetëm që ai dëshiron të bashkohet këtë verë është Barcelona.
Ballina e gazetës El Mundo Deportivo të së enjtes raporton se Pjanic i ka thënë drejtorit sportiv të PSG-së, Leonardo se ai nuk ishte i interesuar për një transferim në kryeqytetin francez dhe se do kalimin në Camp Nou.
Mediat franceze RMC Sport janë të bindur se ylli boshnjak do të jetë në lëvizje këtë verë dhe se parisianët dhe katalunasit ishin dy skuadrat që drejtonin ndjekjen.
Në anën tjetër një raport në The Guardian javën e kaluar ka thënë se Chelsea gjithashtu dëshironte lojtarin me bazë në Torino dhe po negocionte një marrëveshje shkëmbimi me mesfushorin Jorginho.
Ka pasur sugjerime që Barcelona dhe Juve kanë shpresë për një marrëveshje të ndërlikuar shkëmbimi që do ta shihte Arthur Melo të lëvizë në rrugën tjetër për Pjanic, por Arthur mund të mos ketë dëshirë për një veprim të tillë.
Arthur ka një kontratë me klubin deri në verën e vitit 2024 me një klauzolë lëshimi prej 400 milionë euro, ndërsa vlera e tij në Transfermarkt është 70 milionë euro.
Megjithë, vera e këtij vitit pritet të jetë shumë e nxehtë në aksin Barcelona-Torino. /Telegrafi/