Juventusi vazhdon përpjekjet për rikthimin e Miralem Pjanicit nga Barcelona, por boshnjaku mund të transferohet vetëm në rast të largimit të një mesfushori.
Bianconerët e kanë huazuar Manuel Locatellin në formë huazimi me obligim blerjeje nga Sassuolo, mirëpo Massimiliano Allegri dëshiron një mesfushor më kreativ.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Barcelona është e hapur që ta lejojë huazimin e Pjanicit te zonja e Vjetër duke ia paguar gjysmën e rrogës.
Megjithatë, që të ndodhë kthimi i 31-vjeçarit në Allianz Stadium, Juve duhet të largojë nga lista e pagave njërin nga mesfushorët.
I vetmi që ka tërhequr interesim nga klubet evropiane është Weston McKennie. Drejtori i tanishëm i Tottenham Hotspur, Fabio Paratici, e kishte sjellë amerikanin në Torino dhe planifikon ta huazojë në Londër. /Telegrafi/