Miralem Pjanic ka vendosur përfundimisht të largohet nga Juventusi, pas katër viteve qëndrim në Torino.
Mesfushori boshnjak ka fituar gjithçka në futbollin italian me Zonjën e Vjetër, teksa dëshiron një aventurë të re në karrierë.
Dëshira e madhe e lojtarit është t’i bashkohet Barcelonës, por katalunasit ende nuk po e gjejnë mënyrën e transferimit të tij, pasi Juventus i ka kërkuar brazilianin Arthur si shkëmbim.
Por përveç Barcelonës,Pjanic ka edhe dy oferta të tjera shumë të rëndësishme.
Chelsea e dëshiron prej kohësh lojtarin, ndërsa në afatin kalimtar të verës mund ta bëjë këtë dëshirë realitet duke e transferuar në Stamford Bridges.
Frank Lampard e pëlqen shumë lojtarin dhe mund ta sjell në Stamford Bridges duke e shkëmbyer atë me Jorginhon që pëlqehet nga Juventusi.
Skuadra tjetër që po kërkon shërbimet e Pjanic, është kampioni në fuqi i Ligue 1, Paris Saint Germain.
Pjanic mund të pëlqejë rikthimin në Francë ku ishte kampionati i parë ku bëri emër me skuadrat si Metz e Lyon.
Gjithsesi nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për shkëmbim lojtarësh, atëherë Juventus synon që ta shes me para lojtarin ku vlerësohet 60 milionë euro. /Telegrafi/