Telegrafi

Pixels Academy hap aplikimet, mëso gjithçka që të duhet për video editim

Jemi të vetëdijshëm që videot kanë pushtuar botën. Nga TikTok-u e deri te dokumentarët, ato i gjejmë kudo, duke bërë që të jetë forma më e përdorur e përmbajtjes.

Por, a e dini se video editimi është njëra ndër shkathtësitë më të kërkuara të kohës?

Nëse je krijues i përmbajtjes apo vetëm një person kreativ që dëshiron të mësosh gjëra të reja, duhet ta konsiderosh video editimin si profesion apo pasion nga i cili mund të përfitosh të ardhura, dhe jo vetëm.

Vendi ideal për të fituar këtë shkathtësi është “Pixels Academy” në Pixels Productions, kompania e prodhimit të videove që ka krijuar më shumë se 300 reklama televizive, shumë dokumentarë, filma të shkurt e për këtë punë është shpërblyer me çmime në festivale në Kosovë e Shqipëri.

Çka do të mësoni në trajnimin për video editim?

Gjatë trajnimit, do të mësoni teknikat dhe strategjitë për të krijuar video profesionale me Adobe Premiere Pro ose Final Cut Pro X prej njerëzve të zanatit.

Disa nga temat kryesore:
– Njohja me softuerin
– Si të regjistroni në mënyrë efikase pamjet, hapni një projekt, editimi bazë
– Pjesa teorike e video montazhës
– Montazha
– Audio e duhur
– Krijimi i storytelling
– Teknikat e editimit
– Skenat narrative bazë
– Hyrje në grafika dhe elemente
– Korrigjimi i ngjyrave
– Hyrje në Adobe After Effects
– Krijimi i videos me grafikë
– Storytelling – shndërroni idetë në jetë

Këto nuk janë të vetmet. Do të bëheni pjesë e projekteve reale, në mentorimin e Gëzim Avdiut, i cili do të shkrijë përvojën e tij mbi 25-vjeçare në 5 javë trajnim.

Krejt këto njohuri do t’i fitoni me një investim prej 400 euro, sa kushton edhe trajnimi.

Kur do të fillojë trajnimi?

A jeni gati të zhyteni në botën e editimit të videove? Ky trajnim i projektuar me përpikëri fillon në shtator, duke hapur dyert për një botë kreativiteti që nuk e dinit kurrë se ekzistonte.

Takimet do të zhvillohen tri herë në javë për një periudhë prej pesë javësh. Shënoni kalendarin tuaj: të hënën, të mërkurën dhe të premten nga ora 16:00 deri në 18:00 do të jetë koha juaj për të mësuar diçka profitabile.

Trajnimi mbahet në Pixels Productions, në Prishtinë. Sallat do të jenë më shumë se një klasë; do të jenë një vend ku idetë marrin jetë.

Regjistrohu sot!

Numërimi mbrapsht për të ardhmen tuaj në video editim fillon tani. Regjistrohuni për kursin e editimit të videove në “Pixels Academy”! Vendet janë të limiturara.