Mesfushori italian, Andrea Pirlo, në një intervistë për Marcan ka folur rreth të kaluarës së tij.
Ylli i New York City FC ka zbuluar se ka mundur të luajë për Real Madridin në vitin 2010, por ai vazhdon të jetë i lumtur që ka pasur mundësinë të luajë në tre klubet më të mëdha italiane dhe të fiton çdo gjë Milanin.
“Nuk kam qenë në gjendje të luaj në Real Madrid apo Barcelonë. Por, kam pasur mundësinë të luaj te Reali në vitin 2010, shumë lojtarë më kanë kontaktuar për të më bindur”.
“Por, atëherë kam qenë në kontratë me Milanin dhe nuk u bë asgjë. Në dhjetë vjet te Milani kam fituar gjithçka, jam i lumtur që kam luajtur në tre klubet më të mëdha italiane”, ka thënë Pirlo. /Telegrafi/