Telegrafi

Pirlo: Guardiola më kërkoi te Barcelona

Mesfushori i njohur italian, Andrea Pirlo, ka treguar një prapaskenë interesante ku ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është përpjekur ta transferoj atë te katalunasit.

Futbollist italian i talentuar ishte në kulmin e karrierës së tij asaj kohe dhe është konsideruar të jetë një lojtar që do të kishte rritur kualitetin në skuadrën katalunase.

Ndeshjet e tij të mira dhe loja prej një gjeniu kanë bërë që Pirlo të kërkohej nga skuadra më e mirë në botë aso kohe, teksa Pirlo tregon se simpatia e Guardiolas për të erdhi gjatë një miqësore ndaj Milanit në Camp Nou.

“Kur isha te Milani, ne kemi luajtur një ndeshje miqësore në Camp Nou dhe pas ndeshjes, Pep Guardiola më thirri në zyrën e tij brenda stadiumit”, ka thënë fillimisht Pirlo për L’Equipe.

“Ai më pyeti nëse unë do të doja të vija dhe të luaja nën drejtimin e tij në Barcelonë”, transmeton Telegrafi.

“Ishte shumë e bukur për mua që të kërkohem në zyrën e tij dhe t’i dëgjoj ato fjalë. Por, në atë kohë, Milani nuk do të më kishte lejuar mua të largohem”.

Ndryshe, italian tani është në përfundim e sipër të karrierës së tij të bujshme shumë vjeçare, ku momentalisht po luan me skuadrën e Neë York City në MLS. /Telegrafi/