Site icon Telegrafi

Pique do të fitojë nga Superkupa e Spanjës më shumë para se Mallorca dhe Athletic Bilbao së bashku

Gerard Pique thuhet se do të marrë katër milionë euro nga Superkupa e Spanjës që u mbajt në Arabinë Saudite fundjavën e kaluar.

Si pjesë e një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2019 dhe të zgjatur në 2023 deri në 2029 midis Arabisë Saudite dhe Federatës Spanjolle të Futbollit, Pique merr një komision prej 10% nga 40 milionë eurot e paguara nga sauditët në RFEF.

Edhe pse llogaria e tij është ende e bllokuar me vendim gjykate, Pique do të marrë katër milionë euro pas finales së fituar nga Barcelona ndaj Real Madridit në Jeddah.

Lexo po ashtu Sa para fitoi Barcelona pasi mposhti Real Madridin në Arabinë Saudite

Kjo shumë është më shumë se të ardhurat e dy ekipeve tjera gjysmëfinaliste, Mallorca dhe Athletic Bilbao, së bashku.

Kontrata fillimisht u nënshkrua nga Luis Rubiales gjatë presidencës së tij, por kreu i ri i RFEF dëshiron të rinovojë marrëveshjen me Arabinë Saudite deri në vitin 2034. /Telegrafi/

Exit mobile version