Gerard Pique është kryetemë në mediat spanjolle, kësaj radhe për shkak të një tradhtie të pretenduar.
Është raportuar se Shakira e ka kapur futbollistin e Barcelonës duke e tradhtuar me një grua tjetër dhe lidhja e tyre mund të ketë marrë fund.
Që tani thuhet se Pique është duke jetuar në një banesë ndaras nga këngëtarja kolumbiane.
Gazeta El Periodico ka dhënë detaje për identitetin e gruas me të cilën spanjolli e ka tradhtuar bashkëshorten e tij.
Lorena Vazquez dhe Laura Fa, të cilat janë dy gazetare të El Periodico, kanë pohuar se Pique është takuar me një bionde 20 vjeçare, e cila është një studente dhe mikpritëse e evenimenteve në Barcelonë. Sidoqoftë, identiteti i saj nuk është bërë i ditur, të paktën deri më tani.
https://twitter.com/melihesatacil/status/1532324718031814656
Në ndërkohë, në mediat sociale ka qarkulluar një spekulim se gruaja me të cilën ka tradhtuar 35-vjeçari ka qenë nëna e bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Pablo Gavi.
Pique dhe Shakira nisën lidhje pasi u njohën në Kampionatin Botëror të vitit 2010, mirëpo asnjëherë nuk janë martuar formalisht. Që atëherë, çifti ka nisur familje dhe kanë dy fëmijë, Milan dhe Sasha. /Telegrafi/
Pique carrying his beloved son Gavi. Blood is deep🩸 ❤️ pic.twitter.com/E8Kr6ReRi6
— OriginalBT (@OBTips99) June 2, 2022