Stefano Pioli këmbëngul se Milani e meritonte të fitonte kundër Interit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, por 0-0 është një rezultat i mirë, duke marrë parasysh se ata ishin skuadra ‘vendase’.
Kuqezinjtë patën rastet më të mira në përgjithësi, veçanërisht një goditje e fuqishme nga Rafael Leao e shpëtuar mirë nga Samir Handanovic, por ndeshja e barabartë.
Ky është një rezultat pozitiv për Milanin, sepse kjo do të thotë se nëse ndeshja e dytë është barazim me gola, atëherë ata do të kualifikohen me golat si ‘mysafir’, pasi teknikisht ishin ekipi ‘vendas’ mbrëmë.
“Milani luajti mirë dhe meritonte diçka më shumë, por nëse e shikojmë në të dy ndeshjet, është një rezultat i mirë. Unë ende mendoj se e merituam një fitore këtë mbrëmje”, deklaroi Pioli për Mediaset.
“Është vetëm një rezultat i pjesshëm, e dimë se i dyti do të jetë shumë i vështirë, por jam i kënaqur me paraqitjen. Kemi bërë progres gjatë dy viteve e gjysmë të fundit, do të dëshironim të fitonim diçka dhe ta bënim këtë një sezon të mrekullueshëm”.
“Zgjodha ekipin që ishte më i miri për këtë ndeshje, bazuar edhe në karakteristikat taktike. Nuk po mendoja fare për Napolin. Ky është një tjetër provë shumë e vështirë, por sa më e ashpër të jetë pengesa, aq më e kënaqshme është për t’u kapërcyer”, ka shtuar më tej ai.
Milani ka pasur vështirësi për të shënuar gola kohët e fundit, pavarësisht se ka hyrë në disa pozicione të mira shënimi, derisa Pioli ka deklaruar se ata po mundohen që të mos i komplikojnë punët vetit. /Telegrafi/