Bosi i ri i Interit, Stefano Pioli, thuhet se po planifikon një bastisje në ish-klubin e Lazios, për mesfushorët Lucas Biglia dhe Marco Parolo.
Trajneri italian po ndjen nostalgji për disa nga ish-ët e tij te skuadra nga Roma.
Sipas Quotidiano Sportivo, Pioli është në kërkim për të sjellë të paktën një nga ‘besnikët’ e tij te Lazio, përkatësisht Biglian dhe Parolon, transmeton Telegrafi.
Publikimi i këtij mediumi shpjegon se trajneri sheh palët si figura të besueshme që mund të bashkojnë zhveshtoret e Interit dhe të kuptojnë metodat e tij të trajnimit.
Megjithatë, Parolo ka qenë gjithnjë i pranishëm për Lazion këtë sezon dhe ka nënshkruar një kontratë të re muajin e kaluar, ndërkohë që Biglia së fundmi ka konfirmuar bisedimet për një marrëveshje të re që do të fillojë në dhjetor. /Telegrafi/